Tirana është grumbulluar në kryeqytet ku do të vazhdojë edhe me minifazën përgatitore pas pushimeve 1 javore që lojtarët dhe stafin kishin në dispozicion. Orges Shehi ka bledhur të gjithë grupin për të nisur edhe stërvitjen.
Lajmi i mirë për bardheblutë edhe bashkimi me grupin i talentit të kampionëve, Klevi Qefalisë, i cili ka hedhur prapa krahëve dëmtimin e pësuar ndaj Egnatias në fazën e parë të kampionatit, ndërsa Visaj Beklaj ka qenë lojtari i fundit që i është bashkuar pjesës tjetër të lojtarëve.
Tirana takimin e radhës do ta ketë në Superkupën e Shqipërisë, teksa përballë do të jetë Vllaznia, me sfidën që do të luhet më 7 dhjetor në “Air Albania”.
Poll