
Florent Hasani ishte i ‘ikur’ nga Tirana në verën e fundit. Sulmuesi ishte shumë pranë kalimit në Turqi, por në ditët e fundit të merkatos gjithçka ndryshoi dhe lojtari mbeti në kryeqytetin shqiptar. Kosovari pritet të largohet në merkaton e janarit dhe Tirana ‘fërkon’ duart. Të interesuarit janë nga Kroacia e Turqia deri në Arabinë e Largët dhe Azerbajxhani.
Hasani ka edhe 1 vit e gjysëm kontratë me bardheblutë dhe kjo i jep avantazhin klubit që mund të negociojë lehtshëm për një ofertë më të lartë. Shuma e cila qarkullon si më e ulëta në tryezën bardheblu është 500 mijë euro dhe Tirana s’ka ndërmend të shkojë më poshtë se kaq.
Largimi i Hasanit do të mbushte arkën e klubit, por do të ‘zbraste’ atë të golave me 26-vjeçarin që ka shënuar 27 gola e 11 asiste në 58 ndeshje si bardheblu duke fituar edhe Superkupën e Shqipërisë.