
Sfida e parë gjysmëfinaliste mes Kukësit dhe Teutës është mbyllur në barazim 0-0. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund asnjëra prej tyre nuk doli e fituar. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Orges Shehi u shpreh:
Dëmtimet në këtë ndeshje? "Abazaj që në ndeshjen ndaj Bylisit pati një dëmtim dhe për dy ditë nuk është stërvitur. Shkurtaj që në minutën e dytë doli nga loja dhe kjo nuk është e lehtë pasi humbën sulmuesin kryesor.
Kur kërkon të luash nga poshtë dhe kundërshtari të vjen nga lartë e të bën presion. Kur kundërshtari të bën presion nuk duhet ta mbash shumë topin dhe mund ta kishim zgjidhur më mirë me disa pasime".
Raste e humbura? "Unë mendoj që kemi pasur raste të pastërta sidomos në pjesën e parë. I kishim përgatitur këto raste, por tani nuk do I qajmë".
Pa dy sulmues ndaj Tiraës? "Luajtëm disa minuta pa sulmuesi kryesor dhe mendoj se kemi dalë mirë. Ne nuk jemi barabartë me Teutën fizikisht pasi lojtarët tanë janë afruar më vonë në stërvitje. Et'hemi, Maliqi apo edhe Vesili mezi I kemi sjellë në Shqipëri pasi nuk I linin. Është e vështirë për ne që do të kemi dy mungesa sulmuesi pasi është e vështirë të luash pa një pikë referimi.
Do të improvizojmë pasi nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër. Shkurtaj mund të jetë gati për 2-3 javë ose mund ta ketë mbyllur sezonin. Nuk do të mendojmë vetëm për Kupën dhe do të shkojmë ndaj Tiranës pasi është treni I fundit, por do të jetë e vështirë. Abazaj mund të luajë para pasi dëmtimet janë prezente në këtë fazë të kampionatit".