Pranë Orges Shehit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që Tirana do të zhvillojë kundër Besiktas, ishte edhe portieri i bardhebluve, Gentian Selmani, i cili tha:
“Jemi të motivuar sepse është një ndeshje europiane përballë një skuadre të fortë si Besiktasi. Atmosfera është shumë e mirë dhe e kemi përgatitur ndeshjen si duhet.
"Shpresojmë që të jetë dita jonë nesër dhe të arrijmë të kualifikohemi. Shpresoj që dhe në stadium të ketë tifozë që të na mbështesin, ta fitojmë ndeshjen dhe ta arrijmë objektivin".
NDESHJA E PARË – “Mund të bënim diçka më mirë në ndeshjen e parë, i kemi analizuar 3 golat. Jemi përgatitur për ndeshjen e radhës që të mos i përsërisim gabimet. Tani e njohim kundërshtarin".
TIRANA – “Tirana është ekipi më i madh në Shqipëri dhe është një përvojë e re për mua. Ndihem shumë mirë pasi kam gjetur një ambjent të mirë”.