Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana është e “pafat”, kartonët dhe dëmtimet e “sakatojnë” para Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana është e “pafat”, kartonët dhe dëmtimet e

Tirana do të udhëtojë në Durrës për të sfiduar Teutën në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Takim ky që do të zhvillohet në “Niko Dovana” ditën e premte, me sfidën që starton në orën 17:00.

Një  ndeshje e rëndësishme për bardheblutë që pas fitores spektakolare ndaj Dinamos do të kërkojnë një tjetër triumf për të “blinduar” “Final – Four”. Në këtë përballje Julian Ahmataj do të ketë mungesa për shkak kartonësh dhe dëmtimesh.

Liridon Latifi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj “Bluve” dhe ka plotësuar numrin 4-të të tyre. Në këtë mënyrë ndaj durrsakëve do të jetë i pezulluar. Për shkak dëmtimesh do të vazhdojnë të mungojnë Klevi Qefalia dhe Patrick që vazhdojnë rikuperimin dhe ende nuk janë gati për të zbritur në fushën e lojës.

Ndërkohë nga ana tjetër në dyshim është edhe Filip Najdovski. Mbrojtësi ka ende dhimbje shpine. Për shkak të këtyre shqetësimeve mungoi edhe ndaj Dinamos. Në dyshim mbetet edhe Përgjoni, i cili la përgjysmë dje stërvitjen, ndërsa Kaina vazhdon të bëjë ushtrime në palestër. Këto shtojnë “dhimbjet e kokës” për Ahmatajn, i cili duhet të rindërtojë formacionin ndaj “djemve të detit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga