Tirana e këtij sezoni është ndëtuar për të fituar ashtu si edhe vjet ku objektivi u arrit. Në sezonin e titullit bardheblutë nuk kishin rival thuajse gjithë sezonin ndërsa në këtë edicion rivaliteti duket më i fortë.
Vjet, Tirana shënonte nga të gjitha anët, me plot 7 lojtarë që dërguan topin 17 herë në rrjetë në fazën e parë. Këtë sezon është më ndryshe, Tirana duket totalisht e varur nga këmbët e Xhixhës dhe Hasanit që seëbashku kanë shënuar 13 gola dhe 7 asiste.
Lojtarët kanë ndryshuar dhe trajneri Shehi në një nga intervistat e para të sezonit tha se me lojtarët e rinj detyrohemi të ndryshojmë dhe taktikat. Fjalët e Shehit janë të vërteta pasi “Tirana e Xhixhës” është shumë ndryshe nga ajo e “Seferit” por objektivi mbetet i njëjtë, titulli kampion.