
Java e 10 e Superligës sjell duelin Skënderbeu – Tirana. Dueli që shpeshherë ka dhuruar emocione zhvillohet të shtunë në 16:45, me skuadrat që vijnë nga rezultate dhe formë e ndryshme. Për bardheblutë e Shehit shqetësojnë dy dëmtime, me Xhixhën dhe Behiratche që për momentin janë jashtë.
Me skëmë të njëjtë do udhëtojnë 25 herë kampionët e vendit në Korçë, teksa Shehi rikthehet në stadiumin ku fitoi shumë trofe si futbollist. Najdovski në qendër të mbrojtjes dhe Gjumsi nga krahët, kjo është ideja e durrsakut për t’u rikthyer te fitorja pas disfatës me Kukësin.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Gjumsi, Ngoo
Poll