
Tirana do të luajë të premten në transfertë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores.
Klubi bardheblu ka dalë me njoftim zyrtar, teksa ka bërë me dije që Emanuel Egbo është trajneri provizor i skuadrës. Sot është lajmëruar që Jul Ahmataj ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin. Në kanalin zyrtar shkruhej:
"Të premten luhet ndeshja Partizani - Tirana. Ky takim do të zhvillohet në "Air Albania Stadium", në orën 19:00. Skuadra ka vijuar përgatitjet nën drejtimin e Emanuel Egbos që do të jetë provizorisht nën drejtimin e ekipit. Julian Ahmataj ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin pas humbjes me Kukësin".
Poll