
Tirana do të presë Bylisin në Rrogozhinë, në stadiumin Egnatia Arena, ditën e enjtë në orën 16:00 për të luajtur javën e 35-të dhe të parafundit të Superiores. Bardheblutë janë në rrugën e duhur për t’u shpallur për herë të dytë rradhazi kampion dhe të 27-të në histori.
Nëse Partizani lë pikë në ndeshjen e tyre, bardheblutë me një fitore dalin matmatikisht kampion por kampionët në fuqi kanë shprehur gjithmonë se fokusohen vetëm te vetja e tyre ndaj me ballshiotët do të luajnë për 3 pikët pa u ndikuar nga ndeshja e rivalëve.
Duke qenë se janë pritës në Rrogozhinë, klubi ka vendosur t’u bëjë një dhuratë tifozëve teksa njofton se hyrja do të jetë e lirë.
Poll