Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar sot dy sfidat e para të vlefshme për fazën paraeleminatore. Me një takim, ky turne ka mësuar edhe çiftet e plota pas rezultateve të sotme.
Veleçiku ka fituar 3-0 me Murlanin, duke pasur në turin e radhës kampionët e Tiranës si kundërshtarë. Në Bilisht, Devolli ka fituar 5-1 me Sopotin, me juglindorët që gjejnë Laçin në turin e radhës.
Veleçiku – Murlani 3-0 (Marku 8’; Banushaj 16’, Dibra 74')
Devolli – Sopoti 5-1 (Muçollari 10’, Gregorio Teixeir 23’, Kame 64', Romero 69', Ivani 78'/ Rreshka 19’)
Turi i parë i Kupës do vijojë garës në 28 shtator me ndeshjet e para dhe në 12 tetor ato të kthimit. Në dy grupe, ndarja e çifteve është si më poshtë.
Grupi A
Veleçiku – Tirana
Oriku – Partizani
Flamurtari – Vllaznia
Vora – Kastrioti
Butrinti – Dinamo
Pogradeci – Bylis
Besa – Korabi
Lushnja – Tërbuni
Grupi B
Devolli – Laçi
Labëria – Kukësi
Luzi – Teuta
Shkumbini – Egnatia
Maliqi – Skënderbeu
Turbina – Erzeni
Besëlidhja – Apolonia
Burreli – Tomori
Kujtojmë se finalja e këtij edicioni është programuar për në 28 maj 2023.