Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana dhe Dinamo në pritje, zyrtarizohet Ilir Daja

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse Tirana dhe Dinamo ishin në pritje, Ballkani dhe Ilir Daja do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2026. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka me anë të një postimi në faqen zyrtare. Ballkani hedh poshtë të gjitha aludimet që u ngritën pas mbledhjes që drejtuesit e klubit bënë me teknikun Daja. U përfol se Daja do të shkarkohej në mënyrë të menjëhershme apo të largohej në verë, por tashmë është zyrtare dhe bashkëpunimi do të zgjasë edhe për dy vite të tjera.

Kujtojmë që 57 vjeçari është kthyer në një idhull te klubi nga Suhareka, pasi i ka dërguar për dy vite radhazi në Conference League. Gjithashtu Daja me Ballkanin ka fituar edhe dy tituj kampion dhe një Superkupë të Kosovës.

"Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë. Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë! Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026. Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë! Na priftë e mbara!", shkruan klubi i Ballkanit në faqen zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga