
Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e ditës së djeshme ndaj Teutës. Djemtë e Julian Ahmataj e gjetën rrugën e rrjetës të parët me Ngoo, teksa vetëm në minutat shtesë të takimit, Hoxha do të çonte shifrat në baraspeshë. Bardheblutë nuk ia dolën të mbyllin ndeshjen megjithë rastet që kishin për të dyfishuar. Ahmataj sheh "të ndalet" për të parën herë në stolin e Tiranës, I vetëdijshëm se te 24 herë kampionët ka ende shumë punë për përmirësim.
Fakti që shqetëson te Tirana është ndëshkimi I Erjon Hoxhallarit dhe Agustin Torrasës me kartona të kuq në sfidën ndaj Teutës. Mungesat e tyre për ndeshjen e rradhës ndaj Vllaznisë, janë të sigurta; çka do të shtonte trysninë në ambientin bardheblu. Me Elton Cale, Albi Dokën dhe Edon Hasanin që janë ende të dëmtuar (nuk ishin të gatshëm në Durrës), për trajnerin Ahmataj ndeshja debutuese në shtëpi kundër Vllaznisë, do të jetë problematike për zgjedhjen e titullarëve.