
Tirana do të zhvillojë takimin e dytë me Veleçikun të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja që do të startojë në orën 14:00, shikon ekipet të zbresin në fushën e “Skënder Halilit”. Takimi i parë u mbyll me shifrat 3-0 në favor të bardhebluve.
Një sfidë që në letër duket më shumë si “formalitet” për kampionët dhe Orges Shehi ka menduar që t’u japë minuta të rinjve gjatë kësaj sfide. Në krahun tjetër Dritan Smajli dhe të besuarit e tij nuk kanë se çfarë të humbasin në këtë takim. Veleçiku do të luaj një takim pa presion dhe koplikasit mendojnë të ndryshojnë skemë nga paraqitja e fundit.
Poll