
Shqipëria dhe Norvegjia takohen sot prej orës 19:00 në stadiumin "Elbasan Arena" për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Kuqezinjtë i kanë dhënë fund dje përgatitjeve që zhvilluan për këtë takim.
Dita e hënë, por edhe çmimet deri diku të larta, kanë zbehur interesin e tifozerisë duke "braktisur" kështu Kombëtaren për ndeshjen kundër Norvegjisë. Deri tani numri i biletave të shitura ka arritur deri në 3000, por pritet që në momentin që të fillojë takimi do të jenë diku te 5000 tifozë që do ta ndjekin takimin nga shkallët e stadiumit "Elbasan Arena".
Poll