
Argjentina do të përballet me Hollandën ditën e nesërme në orën 20:00 për cerekfinalet e Kupës së Botës. Amerikano-latinët dhe Tulipanët do të masin forcat e njëra-tjetrës teksa deri tani nuk janë përballur me asnjë ekip “Big” dhe kjo ndeshje vlen shumë për të parë nivelin e ekipeve. Trajneri holandez Van Gaal, portieri Noppert dhe kapiteni Van Dijk në intervistën e tyre kanë “injoruar” rrezikun e Messit duke ndezur më shumë sfidën.
Në rrugët e Dohas, tifozët argjentinas kanë filluar festën dhe përgatitjet për ndeshjen ndërkohë që nuk harrojnë të thumbojnë hollandezët. Në një reportazh të medias holandeze Telegraaf, tifozët argjentinas tregojnë aventurën e tyre deri tani në Katar dhe thumbojnë me shaka holandezët.
Gazetari: Keni ardhur nga Argjentina por është shumë shtrenjtë.
Tifozi: Kemi ardhur 25 mijë veta nga Argjentina. Kushton shumë por ja vlen për Leo Messin. Këtu është si lagje argjentinase.
Gazetari: Sa del ndeshja?
Tifozi: 2-1
Gazetari: Për Hollandën? (Qesh)
Tifozi: JO, JO, JO, Argjentina, do e hajmë si portokall.