
Një rast i paprecendentë ka ndodhur në takimin ndërmjet Steauas së Bukureshtit dhe Manchester Cityt në takimin e djeshëm që u mbyll me rezultatin 5-0 në favor të anglezëve. Koreografia e zbatuar ditën e djeshme nga tifozët vendas do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.
Të kontaktuar nga një grup tifozësh pronari i Steauas Gigi Becali kishte rënë dakord që të financonte në kujtim të trofeut të Champions League, të fituar 30 vite më parë në Sevilja në finale ndaj Barcelonës, një koreografi madhështore në stadium.
Është pikërisht kjo koreografi që ka "tradhëtuar" ekipin vendas, pasi ajo që është shpalosur në shkallët e stadiumit ishte diçka krejt tjetër nga sa pritej, ku u krijua një tjetër koreografi nga sa pritej nga të pranishmit.
"Doar Dinamo Bucuresti" shkruhej në koreografinë e formuar, që e përkthyer do të thotë “Vetëm Dinamo e Bukureshtit”.
E gjithë kjo ndodhi në prani të 50 mijë tifozëve të Seauas në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, të cilët nuk e kuptuan që kishin rënë në kurth. Në çdo stol të tifozëve ishte një qese dhe një letër me direktivat përkatëse për ta, askush nuk e kuptoi çfarë shkruhej, derisa u pankartat u ngritën dhe plani i tifozëve të Dinamos së Bukureshtit u realizua me sukses.
Tashmë pritet të ndiqet me interes se si do të jetë reagimi i tifozërisë së Steauas në derbin e kësaj të shtune.