Kombëtarja shqiptare U-17
Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë U-17 në muajin mars në Shqipëri.
Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Letoneze të Futbollit dhe takimet do të zhvillohen më 26 dhe 28 mars.
Stadiumi dhe orari i ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Dy miqësoret do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar elementë të rinj në përbërjen e Kombëtares U-17.
Poll
