E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr nuk po merr rrugëzgjedhje. Sipas raportimeve të fundit nga Arabia Saudite, fill pas deklaratës zyrtare te krerëve të ligës, ylli portugez ka kërcënuar Al-Nassr me largim gjatë merkatos së verës.
Edhe pse ka kontratë me klubin aktula deri në verën e vitit 2027-të, ekziston një klauzolë largim në përfundim të këtij sezoni, por çdo ekip që kërkon shërbimet e 41-vjeçarit duhet të depozitojnë te Al-Nassr plotë 50 milionë euro.
Kuotë e konsiderueshme, por jo e pamundur për klubet nga Evropa. Transferimi i “CR7”-ës nuk do të thotë vetëm nënshkrim me një “makineri” goli, gjithashtu rritja e vlerës së klubit dhe marketing global, e përkthyer me përfitime të konsiderueshme.
