Inter - Torino
Inter ka fituar përballë Torinos, në ndeshjen e vlefshme për raundin çerekfinalen të Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Brianteo”, në Monza, përfundoi 2-1.
Golat për zikaltërit u shënuan nga sulmuesit që zakonisht qëndrojnë në stol, Ange-Yoan Bonny dhe Andy Diouf. Në krahun tjetër, golin e vetëm për torinezët e shënoi Sandro Kulenovic, i cili rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, Inter shkon në gjysmënfinalen e “Coppa Italia”. Aty, “djemtë” e Chivu do të përballen me një mes Napolit ose Comos.
GOLAT:
Goli i Bonny (Inter 1-0 Torino)
Goli i Diouf (Inter 2-0 Torino)
Goli i Kulenovic (Inter 2-1 Torino)
Poll
