Rubin Hebaj
Rubin Hebaj është bërë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar është prezantuar ditën e sotme te skuadra e re.
Shkodrani është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tobol, ekip që luan në Premier League në Kazakistan. Klubi i uron sa më shumë suksese me fanellën e tyre.
Ndërkohë vlen të theksohet se 27-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për ekipe si Vllaznia, Partizani e teuta në Superiore, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellat e Shkëndijës së tetovës dhe disa ekipeve të tjera jashtë vendit tonë.
Së fundmi ishte pjesë e Sogdiana, ku u transferua në merkaton e verës, teksa pas 7 muajsh ka mbyllur bashkëpunimin me ta për një eksperiencë të re në karrierën e tij.
View this post on Instagram
Poll
