Omar Marmoush
Manchester City ka fituar në shtëpi përballë Newcastle, ndeshjen e vlefshme për raundin gjysmëfinal të EFL Cup. Pasi triumfoi 2-0 në sfidën e parë, të kthimit e fitoi 3-1.
Dopieta e Marmoush dhe goli i Tijjani Reijnders i dhanë fitoren “djemve” të Pep Guardiolës. Në krahun tjetër, golin e vetëm për bardhezinjtë e shënoi Elanga, por duke mos mjaftuar.
Kështu, Manchester City shkon në finalen e madhe të EFL Cup. Pikërisht në finale, City do të përballet me Arsenal në stadiumin “Wembley” më 22 mars, duke nisur nga ora 16:00.
Poll
