Ernest Muçi është kthyer në një “makineri” golash te Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë protagonist me golat e tij, i cili nuk “harron” edhe të dhurojë “shoë” me mënyrën se si arrin të çojë sferën në fundin e rrjetës.
Ish-i i Tiranës ishte protagonist sërish në ndeshjen e fundit që skuadra e tij fitoi 3-0 ndaj Fethiyespor në Kupën e Turqisë. 24-vjeçari shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 69-të, duke i lënë të shtangur të gjithë. 11 minuta më vonë, Muçi kontribuoi me asist te goli i Nwakaeme.
Pas këtyre paraqitjeve është shprehur shumë i lumtur dhe se ndihet falenderues ndaj trajnerit që i ka besuar.
“Unë jam shumë i lumtur që fituam. Jam i lumtur edhe me paraqitjen time. Ndjehesh mirë kur gjërat shkojnë mirë për skuadrën dhe për mua. Besimi i trajnerit dhe skuadrës tek unë luajti një rol shumë të rëndësishëm në performancën time”, ka theksuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
