Giacomo Vrioni është rikthyer në Europë pas 4 vitesh. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Cesenas.
Ekip i cili militon në Serie B në Itali. Palët kanë nënshkruar mes tyre një kontratë deri në qershor të këtij viti, teksa kanë edhe opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Klubi e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gjithashtu kanë bërë të ditur se shqiptari do të mbajë veshur fanellën me numër 22.
Gjithashtu kujtojmë se 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me Cristian Shpendin dhe së bashku do të bëjnë kështu një dyshe të ‘frikshme’ te kjo skuadër. Siç dihet Cesena synon edhe rikthimin në Serie A dhe mbetet të shihet se si do të shkojë aventura e Vrionin te italianët.
View this post on Instagram
