FC Basel është eliminuar nga Kupa e Zvicrës, teksa në çerekfinale u mposht nga St. Gallen me shifrat 2-1. Goli në sekondat e fundit të sfidës që u solli eliminimin zhgënjeu pamasë tifozët e Basel.
Në momentin që lojtar pas ndeshjesh shkuan për të falenderuar tifozët për mbështetjen, një prej tyre i shpeh hapur zhgënjimin kapitenit Xherdan Shaqirit. Ky i fundit në një moment shihet duke diskutuar me tone të larta me të që nga fusha, por më pas gjithçka qetësohet.
Pas kësaj sfide dhe episodi, shqiptari ka theksuar se as nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ndër të tjera ka deklaruar se ky është futbolli dhe të krijosh tension nuk të ndihmon të ecësh para.
“Kjo është pjesë e futbollit. As nuk më kujtohet çfarë tha ai. Askush nuk është i lumtur kur humbasim, kjo është e kuptueshme. Por nuk ndihmon të krijosh tension. Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Edhe ky është futbolli. St. Gallen e meritoi fitoren, ata ishin më të mire”, përfundoi kapiteni.
@besi.v1 Xherdan Shaqiri arguing with the Basel Ultras???? #xherdanshaqiri #fcbasel1893 #Fcstgallen #ultras #Manager ♬ Originalton - Besim Veliu
