
Tirana do të përballet me Kamzën pasditen e sotme në orën 19:45 në ndeshjen e parë të kampionatit për këtë edicion të ri futbollistik. Sikurse dhe është vënë re këto ditë, mbështetja e tifozëve bardheblu nuk do të mungojë në këtë përballje të parë.
Nisur nga numri i biletave të shitura që thuhet se është i lartë, shto këtu dhe abonetë, pritet që të ketë një numër të madh tifozësh kryeqytes në mbështetje të skuadrës së tyre në "Selman Stërmasi". Si duket edhe këtë edicion tifo-grupi "Tirona Fanatics"do të mbështesë pa kushte skuadrën e Tiranës e cila ka nevojë për "lojtarin ë 12" pas rikthimit në Superligë pas një viti "pauze" në Kategorinë e Parë.
Poll