Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Thonë se Tirana luan për titull", Gaz DEMI pas derbit: Me Teutën sfida e jetës? Do humb lekët atë ditë...

Shkruar nga NEWSPORT
"Thonë se Tirana luan për titull", Gaz DEMI pas derbit: Me

Është mbyllur derbi Partizani 0 - 0 Tirana. Sfida e javës së 33-të nuk ka parë fitues, me skuadrat që kanë pasur raste të shumta, teksa 25 minutat e fundit të sfidës kanë qenë vërtet me rritëm. Sfida nisi në mesfushë, me dy skuadrat që kanë studiuar njëra-tjetrën, teksa janë treguar të kujdesshme. Disa pretendime për penallti nga bardheblutë, me pjesën e parë që është mbyllur 0-0.

E dyta ka nsiur me rritëm, teksa ka qenë Asani që ka tronditur portën mike me një tranversë. Pas këtij rasti sfida është ndezur, me Tiranën që ka pasur shanse me Danso e Seferin. Fundi i duelit ka qenë emocionues në fundin e saj, teksa Partizani kishte dy mundësi me Asanin dhe Junior. Partizani me këtë barazim shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e  dytë, tre më pak se Teuta kryesuese. Tirana mban vendin e pestë me 54 pikë, tre më pak se zona europiane.

Pas ndeshjes ka folur shkurtimisht edhe presidenti i Partizanit:

"Ka edhe 3 ndeshje, për deri sa Tirana luan për titull, edhe ne luajmë. Ore thonë që luan Tirana për titull. Ndeshja e jetës me Teutën? Kujt jete? Do humb lekët atë ditë?! Të luftojnë si ndeshja e radhës. Ka dhe 3 ndeshje", tha Demi.

Poll

Lexo gjithashtu