Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armand DUKA nuk ka shpresa për "Ligjin e Sportit": "Thembra e Akilit" është financimi, kam folur me ekspertë jo me Ramën

Shkruar nga NEWSPORT
Armand DUKA nuk ka shpresa për "Ligjin e Sportit": "Thembra

Viti 2019 është në ditët e fundit të tij, teksa futbolli në Shqipëri ka pushuar së luajturi prej disa ditësh. Tashmë të gjithë aktorët e këtij sporti bëjnë bilancin e vitit duke parë të mirat dhe të kqijat e tij. Armand Duka mbrëmjen e sotme ka dhënë një intervistë për Ora Sport, ku ka treguar disa nga gjërat kyçe të këtij viti.

Takimi me Ceferin dhe zhvillimi i ndonjë eventi të madh në "Air Albania"

"Kemi aplikuar për event të madh. Procesi për një finale të madhe europiane është i tillë që duhet të aplikojnë të gjithë të interesuarit dhe ne kemi aplikuar për më shumë sesa një kompeticion. Gjithmonë me arritjen e qëllimit që të kemi një finale të nivelit Europa League apo SuperCup. Shqipëria i plotëson kushtet sepse janë dhe gjëra të tjera si aeroporti, shërbimi i transportit etj", tha Duka.

Kombëtarja?

"Potencialin e duhur për kualifikim në Europian e ka në çdo kohë dhe më pak për një kualifikim në Botëror. Për shkak se në Botëror është një play-off i tejzgjatur. Shqipëria i ka mundësitë, por nuk do të thotë që e themi këtë për ta bërë objektivë. Duhet të themi që humbën një shans por jo që arritëm një objektiv. Grupi ishte i fortë me skuadra të nivelit mbi mesatar. Jo vetëm Franca, por edhe Turqia apo Islanda. Mund të arrinim diçka më shumë, por unë them që shpërdoruam një shans. Në futboll janë shumë gjëra që ndikojnë dhe një prej tyre është dhe fati. Dhe nëse e vendosim këtë them se fati nuk e ka ndihmuar Shqipërinë. Në Islandë meritonte më shumë sepse ishim superior në të gjitha parametrat dhe ndeshja e Turqisë njësoj meritonim 3 pikë dhe morëm 0. Po të ishin ndryshe këto ndeshje", tha Armand Duka

Shkarkimi i Panuçit dhe pretendimet për bonuse?

"Futbolli nuk varet nga një trajner. Normalisht që trajneri është i rëndësishëm. Por me Panuçin apo pa Panuçin ndeshjet ndodhën. Pretendimet për lekët nga ana e Panuçit? "Nuk më ka ndodhë ndonjëherë që pas është ndërpreë një kontratë të kërkohen bonuset e parashikuara nëse do të ishte trajner.Federata e ka shlyer çdo gjë që ka patur në kontratë. Tani ka ardhë një kërkesë nga avokatët e tij, që për ne konsiderohet e padrejtë. Për mua është zhgënjyese për personalitetin e ulur, sesa për shifrat. Nuk është se kishim një raport miqësor para apo pas. Kemi patur raporte pune dhe për sa kohë ndihesh mirë ok, por nëse ai dhe avokatët e tij gjykojnë me këto pretendime për mua është zhgënjyese", u shpreh Armand Duka.

U-19 dhe U-17:

"Më shumë sesa është investuar tek U-19, U-17 nuk është investuar asnjëherë. Po ti shohësh nga jashtë janë emra të mirë, njihen. Janë emra që kanë bërë mirë në klubet e tyre. Ne menduam që ishte një ekip i mirë. Ishte një zhgënjim për ne kryesisht. Për U-17 ok, patën një performancë normale dhe U-21 po ashtu. Broja? Ai është pjesë e ekipit Kombëtar. Unë nuk flas me hamndje. Është futbollist që i ka të gjitha të drejtat për të vendosur për një kombëtare tjetër, por për sa unë njoh atë dhe familjen e tij kjo s'ka për të ndodhur", tha Armand DUKA.

Përthithja e talenteve?

"Federata e Futbollit nuk ka ndonjë mundësi për të bërë më shumë. I bën të gjitha prej vitesh si selektimin përzgjedhjen dhe afrimin të çdo shqiptari që dëshiron të kontribuojë për kombëtaren Shqiptare. Ne kemi skaut në vende të ndryshme të botës. Dyshoj se ka federatë tjetër të bëjë kaq shumë turne sa bënë Federata jonë. Në Kombëtare nuk ka moshë. Në kombëtare luan ai që ka formën më të mirë. Prespektiva e Shqipërisë është e mirë. Skuadra është kompetitive, është konkuruese", u shpreh Duka.

Ligji për Sportin:

"Ka kohë që nuk kemi biseduar për këtë çështje me Ramën. Tavolina e fundit ka qënë ajo që është bërë edhe publike. Pastaj kam biseduar në nivele ekspertësh, komisionesh me Ministrin e Financës, me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë. Por nuk kemi arritur në një produkt konkret. Gjithmonë është thënë se do të shihet, por ajo që është thembra e Akilit është ligji, ndryshimet fiskale apo të burimeve për sponsorizimin në sport dhe investimin në sport. Nuk jemi në një emërues. Nuk shikoj që do të ketë me të vërtetë një produkt pozitiv. Ajo që ne dhe komuniteti sportiv kemi kërkuar janë diskutuar në të gjithë këto nivele dhe nuk kemi arritur në një përgjigje," tha Duka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga