Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Thaçi krenohet me shqiptarët e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Thaçi krenohet me shqiptarët e kombëtares

Në Prishtinë mijëra tifozë mbushën rrugët, baret dhe sheshet e qytetit për të ndjekur debutimin e Shqipërisë në Euro 2016. Atmosfera në kryeqytetin e Kosovës ishte mjaft e zjarrtë, ndërkohë që ashtu si në Lens, në Tiranë e kudo ku ka shqiptarë, u pa trishtimi për humbjen, por edhe optimizmi për skuadrën. Ndërkohë, vetë qytetari i parë i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kishte zgjedhur që këtë ndeshje ta ndiqte nga shkallët e stadiumit të Lensit.

“Ndjehem tepër krenar që shumica e ekipit janë me prejardhje nga Kosova që mbrojtën ngjyrat e Kombëtares me dinjitet dhe po aq krenar që gjysma e Zvicrës përbëhej nga djem të Kosovës dhe profesionistë. Fitoi më i miri dhe Kombëtares i urojmë suksese në të ardhmen”, thotë ai. Veç Shqipërisë, Presidenti i Kosovës ka edhe një skuadër tjetër në zemër.

“Pas Shqipërisë do të mbështesim edhe Zvicrën sepse aty është gjysma e Kosovës, gjysma e shpirtit tonë, e angazhimit tonë”, deklaron ai.

Por i pyetur nëse që lojtarët me prejardhje nga Kosova që luajnë për Shqipërinë dhe Zvicrën t’i bashkohen Kosovës, tashmë që vendi është pranuar në UEFA dhe FIFA, ai u shpreh:

“Secili duhet të vendosë personalisht. Kosova është në nisje të një angazhimi të madh. Kam besim tek sukseset në të ardhmen. Kombëtarja do të fuqizohet dhe është mirë që do të kemi edhe kombëtaren e Kosovën, edhe atë të Shqipërisë”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga