Skuadra e Teutës ka zhvilluar sot seancën e rradhës stërvitore në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët kanë një ndeshje të rëndësishme të dielën në shtëpi përballë Laçit. Skuadra e Edi Martinit vjen pas asaj humbjeje zhgënjyese me Partizanin fundjavën e kaluar.
“Djemtë e detit” do të kërkojnë kthimin tek fitorja përballë kurbinasve. Këta të fundit po kalojnën një moment jo të mirë pas një ditë më parë u largua dhe trajneri Gentjan Mezani dhe ende nuk është gjetur zëvëndësuesi i tij.
Teuta renditet e shtata me 34 pikë, 1 më shumë se Laçi i vendit të tetë. Durrsakët do të kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga rivalët dhe zona e ftohtë.
Poll