
Tiranë dhe Tirana është një nga sfidat e sotme që do të luhet në kuadër të çerekfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Kjo përballje do të startojë në orën 13:30 në “Elbasan Arena”, ku dy ekipet do të përplasin “brirët” për kualifikimin.
Një duel që do të jetë mjaft i luftuar duke marrë parasysh edhe përballjet e fundit direkte mes tyre. Në 11 ndeshjet e fundit kemi një barazi sa i takon fitoreve të dy ekipeve. Secila prej skuadrave ia kanë dalë të fitojë nga 3 përballje, teksa 5 të tjerat kanë përfunduar në barazim.
3 prej 10 sfidave janë luajtur në kuadër të Kupës së Shqipërisë, ku në njërën prej tyre ka fituar Tirana dhe 2 të tjerat kanë përfunduar në barazim. 15 gola kanë shënuar kryeqytetasit në portën e “djemve të detit”, ndërsa këto të fundit e kanë dërguar topin në rrjetën e bardhebluve plot 10 herë.