Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ “Dështakët” e Manchester United “nderojnë” Napolin në transfertë, “luftë” e ashpër për kreun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dështakët” e Manchester United
Cremonese - Napoli

Sfida e sotme mes Cremoneses dhe Napolit, u mbyll me rezultatin 0-2, në favor të skuadrës së Antonio Contes. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 17-të të Seria A.

45 minutat e para dhuruan ''magjinë'' e golave dhe aksioneve kjo pasi, napolitanët shënuan golin e tyre të parë në minutën e 13-të, falë goditjes së Hojlund. Ndërsa po aq goditje të saktë i cili u përkthye në gol bëri edhe McTominay, në minutat shtesë të përfundimit të pjesës së parë. Të dy emra këto të cilët deri para pak kohësh kanë luajtur për ekipin e Manchester United.  

Creomonese nga ana tjetër edhe pse luajti në ''shtëpinë'' e saj, nuk mundi që të gjente dot rrugën për tek rrjeta e rivalëve.

Me rezultatin e sotëm Napoli renditet i 2-ti me 34 pikë, vetëm 1 pikë larg kryesuesit i cili është Milan me 35 të tilla. Ndërsa Cremonese është i 12-ti, me 21 pikë.  

Poll

Lexo gjithashtu