Vedat Muriqi dhe Milot Rashica
Bomberi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi po përjeton sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca në La Liga. Në kampionatin spanjoll, 31-vjeçari grumbullon 9 gola pas 16 ndeshjesh të luajtura, teksa qëndronë vetëm pas Ferran Torres (11) dhe Mbappe (18).
Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2029, ndërsa për të ka shfaqur interesim gjigandët turk të Fenerbahces. Sipas mediumit “birazzfutbol”, nëse nuk arrihet operacioni “Sorloth” nga Atletico Madrid, i gjithë fokusi do kthehet te sulmuesi i “Dardanëve”.
Nëse gjithçka arrihet me sukses, do të rezultonte një duel shqiptarësh në Superligën e Turqisë, aty ku Ernest Muçi luan me Trabzonsporin.
View this post on Instagram
Poll
