Auron Ademi nuk do të jetë më pjesë e Besës së Pejës. Sulmuesi ka vendosur që të largohet nga klubi që militon në Ligën e Parë të Kosovës, teksa njoftimin e ka bërë vetë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se 24-vjeçari ka një të shkuar edhe në Shqipëri. Ademi ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit nga janari 2024 deri në korrik të atij viti, kur shijakasit ishin në Superiore.
NJOFTIMI:
Përshëndetje të gjithëve, ju njoftoj se, me marrëveshje të përbashkët, nga sot kam përfunduar bashkëpunimin dhe kemi bërë shkëputjen e kontratës me klubin FC Besa Peja. Dua të falënderoj klubin, stafin dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë periudhës sa isha pjesë e FC Besa Peja. Klubit i uroj shumë suksese në vazhdim. Sa i përket të ardhmes sime sportive, do t'ju informoj në ditët në vijim. Faleminderit.
