Sulmuesi shqiptar, Fisnik Asllani për shkak të paraqitjes të tij të denjë në lojë, ka fituar vëmendjen e disa klubeve evropiane të mëdha. Megjithatë kjo nuk vjen “falas”, madje e kundërta pasi çdo klub i cili do t’a ketë atë afër vetes duhet të ofrojë një shumë të konsiderueshme.
Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur për “CaughtOffside”, klubi i Hoffenheim për të cilin luan aktualisht ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh për 23-vjeçarin.
Asllani konsiderohet si një nga zëvendësuesit kryesorë të mundshëm të Robert Lewandowskit te Barcelona, pasi polaku pritet të largohet në verë. Më parë ishte njoftuar se sulmuesi kosovar kishte një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por me rinovimin e kontratës së tij, kjo klauzolë është hequr, duke rritur kështu kërkesën për të transferuar Asllanin.
Përveç Barcelonës, interesim për Asllanin ka shfaqur edhe Bayern Munich dhe dy klube nga Liga Premier, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë ende publikë.
