Agron Kolaj
Portieri i Prishtinës Agron Kolaj pritet të largohet nga kryeqytetasit gjatë merkatos së dimrit. Ky është raportimit i fundit që vjen nga “GazetaBlic Sport” në Kosovë.
Gjatë këtij sezoni në Superligë, portieri 24-vjeçar është inkuadruar në lojë vetëm 1 herë, tregues se nuk është më në planet e Prishtinës.
Nuk ka një destinacion konkret ku Kolaj mund të vazhdojë karrierën, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin deri në 175 mijë euro. Portieri në fjalë ka kontratë me kryeqytetasit deri në verën e vitit 2027.
Poll
