Drita
Drita ka fituar në shtëpi përballë Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kosovës. Kjo sfidë e zhvilluar në Gjilan, përfundoi me shifrat 2-0.
Golin e parë për kampionët e Kosovës, e shënoi ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi në minutën e 26-të. Ndërkohë që për të dytin mendoi Ovouka 3 minuta më vonë.
Kështu, Drita ngjitet në vendin e 4-t me 29 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër me 1 pikë më shumë, skuadra e Prishtinës mbetet në vendin e dytë.
Poll
