Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Asllani “kryefjalë” e merkatos, tre klube “BIG” të Premier League i vihen pas shqiptarit (OFERTAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani “kryefjalë” e merkatos, tre klube “BIG”
Fisnik Asllani

Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham janë futur në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Hoffenheim, Fisnik Asllani. Sipas “TBR FOOTBALL”, klubet e Premier League duan ta sjellin atë në janar apo verë, pasi ai po spikat në Bundesligën gjermane këtë sezon.

Përveç këtyre tre klubeve, edhe Barcelona me Bayern Munich po e ndjekin Asllanin. Forma e mirë e sulmuesit të Kosovës, ka bërë që Hoffenheim të kuptojë se s’mund t’u rezistojë ofertave tunduese, duke pritur më të mirën për ta lënë të lirë shqiptarin.

Vlera e 23-vjeçarit është momentalisht plot 30 milionë euro, por klubi gjerman do të kërkojë të paktën 50 milionë për ta shitur. Këtë sezon ai ka shënuar 7 gola e dhuruar 3 asiste, ndërsa kontrata e tij me Hoffenheim përfundon në qershor të vitit 2029.

Poll

Lexo gjithashtu