Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ish “nxënës” i Ilir Dajës, mesfushori largohet nga Superliga! Transferohet në Premier League për 2 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish “nxënës” i Ilir Dajës, mesfushori
Liridon Emërllahu

Mesfushori me tipare defensive Liridon Emërllahu ka vendosur të largohet nga Superliga rumune, specifikisht prej ekipit të CFR Cluj. Nga viti 2021 deri në 2025-ën, 23-vjeçari ka qenë pjesë e Ballkanit.

Trajneri Ilir Daja ka drejtuar nga 2022-2024 Ballkanin, duke i fituar 3 kampionate në Kosovë, 1 Kupë dhe 1 Superkupë. Po ashtu, Daja i besoi aftësive të Emërllahut, duke e kthyer në lojtar të rëndësishëm.

Ditën e sotme, mesfushori në fjalë ka vendosur të firmos me ekipin e Polissya në Premier League ukrainase për shifrën e 2 milionë euro. Emërllahu e ka bërë debutimin te Kosova në vitin 2022, ndërsa numëron 22 paraqitje dhe 1 gol me “Dardanët”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ФК «Полісся» (Житомир) (@fcpolissya)

 

Poll

Lexo gjithashtu