
Teuta prej ditësh vazhdon tashmë përgatitjet për përballjen me Partizanin që do të luhet më 1 prill. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ekipi ka zhvillluar një seancë intensive në mënyrë që skuadra të marrë narkesën e duhur përpara këtij takimi.
Lajm i mirë për shkodranin është se do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët dhe ndaj të kuqve ka luksin të zgjedhë 11-të më të mirën për t’i zbritur në fushën e lojës.
Goxhaj i cili ishte i dëmtuar tashmë është gati, ndërsa rikthehet nga pezullimi për shkak kartonës edhe Ledio Beqja. Në Durrës janë optimist se do të marrin rezultat pozitive ndaj Partizanin që do t’i ndihmnonte ata të pozicionohen më lart në tabelën e klasifikimti, duke u larguar ndjeshëm nga zona e ftohtë.