Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Teuta kërkon kthesën ndaj Tiranës, një mungesë për Edi Martinin

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta kërkon kthesën ndaj Tiranës, një mungesë për

Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Tiranës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 20-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00. Një duel ku durrsakët janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, pasi ndodhen në fundin e klasifikimit.

Prej ditësh “Djemtë e Detit” vazhdojnë përgatitjet për këtë duel, teksa ndaj bardhebluve do të ketë një mungesë të rëndësishme. Edi Martini nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Erando Karabecit.

Mesfushori ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që ka dhe në këtë mënyrë do të mungojë edhe ndaj kryeqytetasve. Martini ditën e nesërme nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, teksa pritet t’i besojë të njëjtës skuadrës si ndaj Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga