Teuta gjen sulmues në Oman. Bëhet fjalë për Roninjon (Ronir de Sousa Gonçalves), 26-vjeçar nga Brazili, i cili pritet t'i bashkohet së shpejti ekipit durrsak në seancat stërvitore.
Për momentin aktivizohet me skuadrën e Saham në Oman, por fakti që klubi i tij aktual ka probleme financiare e ka detyruar Roninjon që të kërkojë një tjetër skuadër.
Trajneri Gugash Magani ka parë videot e sulmuesit dhe ka dhënë "OK"-in për ta pasur në skuadër.
Me shumë mundësi, brenda kësaj jave Roninjo do të mbërrij në Durrës dhe do të bëhet pjesë e Teutës.
Për 26-vjeçarin kanë shprehur interes Kukësi dhe Skënderbeu, por me të dyja klubet ai nuk ka rënë dakord për pjesën financiare dhe bisedimet janë mbyllur.
Poll