
Tirana do të udhëtojë në “Niko Dovana” për të sfiduar Teutën në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet ditën e nrsërme në orën 17:00. Një duel mjaft i rëndësishëm, ku të dyja ekipet synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticini.
Në prag të kësaj përballjeje ka folur Julian Ahmataj. Ky i fundit ka theksuar se futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të gabojnë për të shkuar te rezultati. Pavarësisht humbjes në derbi, skuadra sipas tij prodhoi lojë.
Sa i takon Kupës, Ahmataj vlerëson maksimalisht kundërshtarin pasi i shikon shumë agresiv dhe “djemtë” e tij duhet të jenë solid në fushën e lojës.
“Pavarësisht rezultatit që na ka mërzitur shumë, këtë e kemi shprehur edhe pas ndeshjes, skuadra prodhoi lojë për disa gabime jemi mundur ndërkohë duhet të shohim përpara. Nëse do të kishim humbur një derbi të paluajtur atëherë do të kishte frikë por kështu nuk ka nevojë për panik sepse prodhuam lojë, bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam. Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të gabojmë sa më pak për të arritur tek rezultati.
Është një tjetër ndeshje nesër nuk ka lidhje me kampionatin është me dy takime dhe asgjë s vendosët në ndeshjen e parë por duhet të jemi vendosur. Kundërshtari është i fortë dhe agresiv sidomos në fushën e vetë, dhe ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Teuta ka një lloj agresiviteti, dhe duhet të jemi më solidë nesër në fushën e lojës. Ne përdorim lojtarët tanë më të mirë dhe më të fortë.
Skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe i zgjidhin episode, duhet të bëjmë më pak gabime. Tirana ka vetëm një objektiv të vetëm, është titulli, edhe Kupa është objektiv i sezonit”, tha Ahmataj.