
Tetova ka përjetuar një mbrëmje të magjishme ditën e djeshme teksa Shkëndija u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në turin e tretë kualifikues të Europa League.
Pas fitores 1-0 në Shkup ndaj Neftçit, autobuzi i skuadrës u nis drejt Tetovës ku në sheshin e qytetit ishte përgatitur skena për një festë madhështore. Mijëra qytetarë dolën në pritje të futbollistëve të cilët po bëjnë historinë e futbollit tetovar. Pasi futbollistët arritën në qytet, u ndez festa e madhe me këngë dhe kore mbështetëse të tifozerisë ndaj Shkëndijës.
Poll