Ditën e sotme do të luhen të tjera ndeshje të javës së 24-të të Superiores. Saktësisht 3 përballje mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 13:30.
Luftëtari pret në shtëpi Skënderbeun, me korçarët që kërkojnë fitoren për të marrë kreun, ndërkohë nga krahu tjetër gjirokastritët duan pikët për mbijetesën.
E luftuar do të jetë edhe sfida mes Besës së Kavajës dhe Burrelit. Kavajasit synojnë që t’i qëndrojnë sa më larg zonës së ftohtë, ndërsa matjanët për të blinduar vendin e tyre në “Play-Off”.
Dueli i fundit do të jetë mes Ilirisë dhe Kukësit. Ekipi nga Fushë – Kruja luan për të blinduar pozitat e tyre në “Play-Off”, ndërsa Kukësi synon 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresat e qëndrimit në Kategorinë e Parë.
