Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tetova ndryshon modulin, Shkëmbi me 4 sulmues formacionet zyrtare në Egnatia – Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Tetova ndryshon modulin, Shkëmbi me 4 sulmues formacionet zyrtare në

Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Kategorinë Superiore është ajo mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë në orën 15:00 për javën e 8-të. Vendasit kanë 3 ndeshje që nuk pësojnë dhe gëzojnë një formë të mirë ndërsa durrsakët agjerojnë prej javësh teksa akoma nuk kanë marrë 3 pikët e para.

Rrogozhinasit kanë vetëm një mungesë atë të Meglid Mihanas ndërsa pjesa tjetër është gati. Tetova e ka përgatitur skuadrën me një modul të ri. Egnatia do të luajë me 3 mbrojtës ndaj durrsakëve. Teuta nga ana tjetër vuan përsëri mungesën e Qaqit por rikuperon Lorenco Vilën dhe luan me 4 sulmues teksa Gruda hidhet nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE 

EGNATIA (3-5-2) Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, Camaj. Trajner: Edlir Tetova.

TEUTA (4-2-3-1) Qirko; Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Gruda, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga