Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Terreni na e vështirësoi punën”, Ahmataj: Nuk kemi fatin me vete. Diferenca me kundërshtarët? S’ka asgjë të pamundur

Shkruar nga NEWSPORT
“Terreni na e vështirësoi punën”, Ahmataj: Nuk kemi

Tirana u mposht në “Selman Stërmasi” nga Vllaznia në Klasiken e Shqipërisë. Bardheblutë pësuan disfatë 1-0 ndaj shkodranëve.

Pas kësaj ndeshje Julian Ahmataj do të theksonte se sot fati nuk ishte me skuadrën e tij. Ndër të tjera theksoi se:

Humbja dhe terreni? Ne i përshtatëm më shumë pjesës së Vllaznia luan me topa të gjatë. Në pjesën e parë u vonuam deri sa të ambientohemi, teksa në pjesën e dytë dominuam por nuk ia dolëm të shnëonim.

Për efekte të terrenit  iu dhanë shumë goditje këndi dhe dënimi, gjë e cila shkojnë në favor të tyre dhe kjo është pikë e fortë për ta. Më pas vjen ajo penallti që ndryshoi rrjedhën e lojës. Bëmë gjithçka për të shënuar, por fati nuk ishte me skuadrën.

Në momente të caktuar kjo është situata. Nuk kemi fatin në anën tonë. Kemi probleme me dëmtimet dhe mungojnë Hasani dhe portierët. Hasani ka kaluar një dëmtim që e mban larg kësaj ndeshje pavarësisht se ka firmosur me Rapidin.

Ambientimi me fushën erdhi me vonesë, e kishim parashikuar se kjo fushë mund të rezistonte vetëm 10 minuta dhe më pas do të rëndohej.

Dueli me Egnatian, është e pamundur të kapësh vendet e para? Të pamundur në futboll nuk ka asnjëherë. Sa më e vështirë të jetë objektivi, aq më shumë të kënaq në fund”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga