Kombëtarja shqiptare U-21 do të ketë një test interesant sot, pasi do të përballet me Uzbekistanin U21 në një sfidë miqësore. Ndeshja e sotme do të zhvillohet në Antalia, teksa nis prej orës 15:30.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, kanë punuar gjatë gjithë javës në Turqi në kuadër të këtij grumbullimi, ku stafi teknik është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.
Seanca e fundit është zhvilluar në një atmosferë shumë pozitive, me të gjithë lojtarët të përqendruar dhe të gatshëm për përballjen e radhës.
Ndeshja miqësore ndaj Uzbekistanit do të shërbejë si një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-21, e cila synon të tregojë progresin e bërë gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe të vazhdojë ndërtimin e ekipit për sfidat e ardhshme dhe Kampionatin Europian U-21 2027.
