Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tërmeti i fuqishëm në SHQIPËRI, futbollisti i PARTIZANIT rrëfen momentet e tmerrit: Frika më e madhe e jetës sime

Shkruar nga NEWSPORT
Tërmeti i fuqishëm në SHQIPËRI, futbollisti i PARTIZANIT

Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës vendin tonë, i ka tronditur të gjithë. Dëmet ishin të mëdha, ku fatkeqësisht raportohen se 39 persona kanë humbur jetën.

Traumës së shkaktuar nga tërmeti s'i ka shpëtuar as lojtari brazilian i Partizanit, William Cordierio. Mesfushori i kampionëve ka treguar në rrjetet sociale çastet e tmerrit teksa shkruan se ka përjetuar çastet më të tmerrshme të jetës së tij.

"Së pari dhe më e rëndësishme është që unë dua të siguroj familjen, miqtë dhe ndjekësit e mi për tërmetin që ndodhi në mëngjes në Shqipëri. Pavarësisht frikës më të madhe të që kam pasur ndonjëherë në jetën time, unë jam mirë. Ishte rreth orës 4 të mëngjesit këtu dhe unë isha duke fjetur. Gjithçka filloi të dridhej në një mënyrë të tmerrshme, si një varkë argëtuese në park.

Fillova të bërtisja dhe të largohesha. Vesha një triko sepse ishte shumë ftohtë. Gjë e mirë që jeton në katin e dytë dhe shkova shumë shpejt në rrugë. Shumë shpejt të gjithë banorët e ndërtesës sime dhe të ndërtesave fqinje ishin në rrugë. Siç thashë, ishte frika më e madhe e jetës sime. Sipas informacioneve, lëkundja tashmë ka shkaktuar me dhjetëra vdekje dhe qindra lënime e shumë dëme materiale në vend.

Shumë e trishtueshme është kur shoh një popull që kalon përmes kësaj, veçanërisht nga vendi ku unë jetoj dhe që më priti me krahë hapur për dy vjet. Shpresoj të jetë vetëm ky moment dhe të ngrihet Shqipëria, të kthehet në jetën e saj paqësore sa më shpejt. Faleminderit për të gjitha mesazhet që kam marrë deri më tani!

Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të marrim këtë dashuri dhe energji pozitive nga ju. Le ta kapërcejmë këtë moment së bashku", ishin fjalët e Melos në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga