
Shkëndija - TNS
Shkëndija e Tetovës ka triumfuar në shtëpi përballë uellsianëve të The New Saints. Pas barazimi 0-0 në ndeshjen e parë, mbrëmjen e sotme ekipi shqiptar ka fituar me shifrat 2-1, duke kaluar përtej fazës së parë të Champions League.
Tetovarët ishin të parët që shënuan me anë të Tamba në minutën e 18-të të takimit. Ndërkohë që TNS gjeti barazimin në minutën e 38-të, me golin e shënuar nga Williams. Sfida shkoi në shtesën 30 minutëshe, teksa gjithçka përfundoi kur nuk pritej.
Pikërisht kur u mendua se ekipet do t’i drejtoheshin 11-metërshave, një autogol nga Bodenham në minutën e 116-të “zgjidhi” gjithçka për shqiptarët. Kështu, Shkëndija shkon në fazën e dytë kualifikuese së Ligës së Kampionëve.
Poll