
“Tërmet”në Itali. Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Një vendim i bujshëm që vjen vetëm pak javë para ndeshjeve të shtatorit, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Lajmin e dorëheqjes e ka zyrtarizuar vetë Federata e Futbollit Itali, teksa nuk jepen detaje për këtë vendim të marrë nga Mancini. Gjithashtu theksohet se në ditët në vazhdim do të komunikohet edhe zëvendësuesi i tij.
Kujtojmë se Mancini kishte kontratë të vlefshme me kombëtaren italiane deri në vitin 2026, por kjo se ka penguar italianin të japë dorëheqjen 10 muaj para startit të Euro 2024. Ish-sulmuesi i njohur udhëhoqi kombëtaren drejt fitimit të Euro 2020, teksa dështoi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022. I dyti Botëror radhazi ku Italia nuk mori pjesë.